Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Policia e Shtetit Shqiptar dhe institucionet publike ishin sërish mbrëmë nën sulmin brutal të protestës së dhunshme të organizuar nga opozita përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Përmes një postimi në Twitter Balla ka publikuar një video ku shihen protestuesit e dhunshëm të opozitës, duke u konfrontuar me forcat e policisë dhe duke hedhur fishekzjarre, kapsolla dhe sende të forta në drejtim të policisë së shtetit dhe institucioneve shtetërore.

Sipas Ballës, Lulzim Basha personalisht dhe kumbari i tij Sali Berisha janë përgjegjës për urdhërimin e terrorit dhe se nuk ka asnjë vend tjetër, anëtar të NATO-s, ku opozita po pengon demokracinë.

“Policia e Shtetit Shqiptar dhe institucionet publike ishin sërish nën sulmet brutale nga protesta e PD, e cila degradoi në përdorimin e dhunës gjatë mbrëmjes së djeshme.
Lulzim Basha personalisht dhe kumbari i tij Sali Berisha janë përgjegjës për urdhërimin e terrorit. Nuk ka asnjë anëtar tjetër të NATO-s, ku opozita po pengon demokracinë”, shkruan Balla në Twitter.

Balla Tw
Balla Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb