TIRANË- Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të videos nga ish-kryeministri Sali Berisha. Nën jë status në “Facebook”, Balla riposton statusin e Maks Becos, personit që për të cilin Berisha thotë se është trafikant droge.

Kreu i krupit parlamentar i kërkon Berishës t’i lërë montazhet e të mos digjet si Luli, duke e kërcënuar se ka punë me drejtësinë.

“O Sali zgjidhe vetë me këtë mbështetësin tënd, lëri montazhet se mirë Luli u dogj me babalet. Po aman mos u digj edhe ti sepse ti ke pune me Drejtësinë, nuk do ta hedhësh lehte: hajt se burri i vjetër”, shkruan Balla.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb