Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kanë nisur një axhendë intensive diplomatike me parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian përpara shqyrtimit të rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e negociatave për anetarësim mes BE dhe Shqipërisë në Qershor.

Sipas Ballës, Parlamentet në disa vende anëtare si Gjermania, Hollanda apo Franca kanë një rol të rëndësishëm në konsultimin që qeveritë e këtyre vendeve kanë të detyrueshëm, përpara sesa të shprehen në Këshillin Europian.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Takimet Ruçi dhe Balla i zhvilluan gjatë pjesmarrjes në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së që u zhvillua në Vjenë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb