GRAMSH

Në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme me strukturat e partisë, por edhe me qytetarët, Partia Socialiste u ndal sot në Gramsh. Në fokus të takimeve ishin diskutimet mbi situatën politike të krijuar në vend si dhe vijimin e reformave të rëndësishme, për të cilat PS-ja ka fituar besimin e zgjedhësve me 25 qershor 2017.

Në këtë takim Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla shoqërohej nga deputeti Anastas Angjeli dhe kryetarja e Bashkisë së Gramshit, Luljeta Dollani.

Balla tha se situata e krijuar, jo vetëm nuk ka asnjë mbështetje ndërkombëtare, por mbi të gjitha dëmton rrugën europiane të Shqipërisë dhe lë pa përfaqësim një pjesë të mirë të qytetarëve shqiptarë. Për Ballën halli i Lulzimit janë institucionet e reja të drejtësisë që po ngrihen.

“Sali Berisha, i biri i tij politik Lulzim Basha dhe Zonja e Parë Monika Kryemadhi sot sulmojnë Kuvendin, shkojnë deri aty sa të sulmojnë edhe deputetët e PS, teksa shkonin në Kuvend për të votuar strukturën e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që këto institucione të mos ngrihen, që këto institucione të mos zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm; por ne nuk tërhiqemi.

Arsyet pse Lulzim Basha qëllon me gurë dhe bomba molotov institucionet e shtetit, nuk kanë të bëjnë me ne, por me hallet e tij me drejtësinë.

Por një gjë është e sigurt, drejtësia e re që po lind do t’i rihapë të gjitha dosjet e korrupsionit.

Sot është momenti që ne të flasim me të gjithë. Të flasim me ata 6 mijë votues këtu në Gramsh që sot ndihen të pa përfaqësuar në institucionin e themelit të demokracisë, në Parlament. T’u themi: “Ata ju tradhtuan, por ne jemi të gatshëm t’u përfaqësojmë.”- theksoi Balla.

Deputeti Anastas Angjeli duke e cilësuar një situatë absurde atë në të cilën ndodhet opozita sot, u bëri thirrje strukturave të nisin përgatitjet për zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit:

“Është një qëndrim absurd, jo se qytetarët dhe opozita nuk kanë të drejtë të protestojnë, të gjithë kanë të drejtë të protestojnë, edhe ne kemi protestuar. Por është një qëndrim absurd i parë në dy këndvështrime; në këndvështrimin e goditjes dhe sulmin të institucioneve dhe braktisjes në mënyrë ekstreme të parlamentit.

Të dyja këto fenomene nuk kanë gjetur mbështetje as nga qytetarët, as brenda vendit, as jashtë vendit, as nga institucionet ndërkombëtare dhe as nga Bashkimi Europian”, – u shpreh Angjeli.

Mandatin e marrë për të qeverisur me qytetarët, PS do ta vijojë më tej dhe do ta respektojë deri në fund. Për çdo situatë të rëndësishme apo delikate, PS merr mendimet e strukturave të saj, siç janë edhe këto takime me asambletë e zgjeruar në çdo qark të vendit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: