TIRANE- Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për mediat, pas përfundimit të seancës plenare të këtij viti, përshëndeti marrëveshjen që bëri të mundur kthimin e opozitës në parlament. Ai ironizoi më tej deputetin e PD-së Sali Berisha.

“Falenderoi miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë dhe dy eurodeputetët që bashkë me ne, bënë të mundur që të krijonin arsye për kthimin në Kuvend të Partisë Demokratike, tha Balla duke shtuar se “për mua do të kishte qenë e pafalshme që të digjej mandati i Sali Berishës, megjithse do të kishim marrë një iniciativë të jashtëzakonshme ku të miratonim pension të veçantë për një pension të qetë”.

“Ky bojkot ishte pa arsye”, tha Balla duke vijuar se “me rëndësi është fakti se një grup brenda Partisë Demokratike kanë kundërshtuar linjën zyrtare të Berishës dhe të Bashës me qëllimin rikthimin e Partisë Demokratike në parlament me qëllim ndjekjen e një vije eropianiste në Partinë Demokratike në marrëdhënien me mazhorancën dhe detyrimet që burojnë për një parti politike në opozitë për të ushtruar detyrimet e saj, tregon se ajo që ne patëm thënë kur ishim në fushatë zgjedhore, kur thonim do të Rilindim Shqipërinë, besoj se kemi kontribuar sado pak për të rilindur Partinë Demokratike”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: