Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se me veprimet e ndërmarra kryedemokrati Basha, po krijon një precedent të rrezikshëm.

“Me këto veprime Basha krijoi një precendet të rrezikshëm që cdo opozitë të kërcënojë me djegie mandatensh nëse nuk i jepet pushteti në tavolinë. Harroje Lulzim” u shpreh Balla, ndërsa theksoi se gabon, kush mendon se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qeshor.

“Në 28 vite Saliu e PD kanë qenë përgjgejës për skemat piramidale, gërdecin, 21 janarin shitjen e detit korrupsionin pa fund për të pasuar familjarët e Berishë, por edhe Lulit. Luli përvec shitjes së detit dhe raporteve mjekësore për rrugën e Kombit, do të mbahet mend edhe për gjumin e gjatë për 4 vjet në Bashkinë e Tiranës. Sot Shqipëria është në drejtimin e duhur e kemi vendosur në një krah me SHBA e BE. Dënimi me forcë i SHBA e BE, i dhunës në 16 shkurt apo edhe sot me bidona me benzine të mbushur në selinë PD qëllohen policët. Me këto veprime Basha krijoi një precendet të rrezikshëm që cdo opozitë të kërcënojë me djegie mandatensh nëse nuk i jepet pushteti në tavolinë. Harroje Lulzim. Për më shumë se një vit opozita refuzoi komisionet zgjedhore, për të implementuar rekomandimet e OSBE/ODIHR, pasi ka hallin e Saliut, Lulit e Monikës. KLP e KGJ po vijon krah vettingu për gjyqtarët e prokurorët përfshi largimin e shumë funksionarëve në sistemin e drejtësis. Këto arritje dëshmojnë se Shqipëria ka konsoliduar progresin për hapjen e negociatave protestat e dhunshme bashkë me vetëasgjesimin e PD e LSI në prag të prezantimit të paketës së zgjerimint nga KE sigurisht e dëmtojmë e minojnë perspektivën europiane.

Ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, jemi votuar për të plotësuar ëndrrën  e shqiptarëve jemi mësuar me papërgjegjshmërinë e Bashës Berishës e Kryemadhit në 2017 morëm mandat të qartë e do ta cojë këtë mandat deri në fund në respekt të shqiptarëve e do fitojmë në 2021 një mandat të tretë se u kemi treguar se jemi besnik. Ashtu si do fitojmë në 30 qershor. Kush ka dyshime se nuk do zhvillohen zgjedhje e ka shumë gabim.”  theksoi Balla në parlament .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb