Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, deklaron se PS është e gatshme për dialog me PD-në, por kushtet e kësaj të fundit nuk mund të merren as në konsideratë nga forca politike ku bën pjesë.

“Ne gjithmonë kemi qenë të hapur për dialog. Besoj që jemi të maturuar për të patur një dialog pa qenë nevoja e miqve të huaj për të ardhur për të na ulur në tavolinë. JO pa qëllim kryeministri Rama në 7 letra publike, 6 prej tyre drejtuar z.Basha dhe e shtata drejtuar demokratëve të vendit, për të shpjeguar arsyen dhe domosdoshmërinë që ne në këtë fazë të rëndësishme të procesit të realizimit të aspiratës historike për anëtarësim në BE të jemi bashkë, por kjo nuk ka qenë e mundur për shkak se lidershipi i PD vijon qasjen e tyre kundër reformës në drejtësi kundër zhvillimit normal të demokracisë në Shqipëri, duke artikuluar kërkesa që në asnjë rast, nuk mund të merren në konsideratë nga ana jonë.” ushpreh Balla.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, njëherazi edhe kryetar i grupit parlamentar gjermano-shqiptar, është aktualisht në Gjermani për të lobuar tek deputetët e parlamentit gjerman (Bundestag) që këta të votojnë pro çeljes së negociatave. Në intervistën për Deutsche Welle Balla u shpreh optimist në hapjen e negociatave me BE-në brenda këtij viti.


Intervista e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla për Deutsche Welle:


Kjo ka qenë një vizitë e programuar që në momentin kur u parashikua që raporti i Komisionit Europian do të dalë menjëherë pas zgjedhjeve Europiane. Dhe siç e dini Bundestagu Gjerman fillon procedurën e shyrtimit të këtij raporti dhe vlerësimit që vjen edhe nga qeveria. Po të keni parasysh si Gjermania ashtu edhe Hollanda, përfshinë në procedurën e domosdoshme të konsultimit të qeverisë me Parlamentin përpara se të shkohet në Këshillin Europian.

Kemi një komunikim të mirë dhe të vazhdueshëm me grupe të ndryshme parlamentare në bundestag, komunikimi gjatë kësaj vizite nuk përfshin vetëm 2 grupet e mëdha politike në koalicionin qeverisës Gjerman. Së pari me grupin CDU-CSU, me një numër të madh deputetësh të këtij grupi, qofshin këta anëtarë të Komitetit për Çështjet Europiane apo edhe deputetë të tjerë, po kështu edhe me deputetë dhe raportues për shqipërinë në grupin e social demokratëve. Por gjatë kësaj vizite synimis është që të komikohet edhe me grupe të tjera politike, përfshirë këtu të gjelbrit, liberalët, përfshirë edhe grupe të tjera politike që në fund të fundit duhen kontaktuar, duhet komunikuar me ta për një raport përfundimtar. Unë jam shumë shpresplotë që pozicioni zyrtar edhe i Bundestagut do të jetë i njëjtë me atë të qeverisë gjermane. Kujtoj këtu që qeveria Gjermane përmes ministrit për Europën, z. Roth e ka bërë shumë të qartë vlerësimin për të ecur në hapin tjetër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Megjithatë duhet të korigjoj që ishte vetëm mendimi personal si deputet i ministrit Roth, as ministri i Jashtëm nuk është shprehur për këtë punë, as Ministria e Jashtme e pyetur nga DW nuk e ka thënë haptazi që e mbështet.  Edhe qeveria ka thënë zyrtarisht që ne duhet të presim të shqyrtojmë edhe një herë progres-raportin?

Unë kur i referohem qeverisë gjermane, në radhë të parë i referohem znj. Merkel, Kancelares e cila mbetet një luftëtare e paepur përsa i përket mbajtjes gjallë të procesit të zgjerimit të BE.

Unë besoj që ka një shumicë të cilësuar brenda Bundestagut gjerman që do të mbështesë fillimin e bisedimeve për anëtarësimin me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, paçka se ky është në proces që përfshin edhe Francën në mënyrë të veçantë apo dhe Hollandën.

Egzistojnë zëra që e dyshojnë këtë proces, siç është kryesisht, z. Wadephul, i cili ishte ai që nxorri një deklaratë shumë të ashpër, kur u botua progres-raporti, duke thënë që Shqipëri nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave të BE më 26 qershor të vitit të kalur?

Nëse i krahasojmë të dy raportet, padyshim që edhe raporti i vitit 2018 sygjeroi rekomandimin e fillimit të bisedimeve, por nëse bëjmë një analizë krahasuese midis dy raporteve, ky ka qenë një prej diskutimeve që kemi diskutuar sot me kolegët gjermanë. Është pikërisht reforma në drejtësi e cila ka dhënë rezultate konkrete, po ashtu edhe çështja që lidhet me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Raporti i KE vlerëson qartë rezultatet e arritura deri më tani. Ka pasur një çështje që lidhet me adresimin nga ana e Shqipërisë të Reformës Zgjedhore dhe dua të rikujtoj që ambasada gjermane në Tiranë, e cila gjej rastin ta falenderoj sëbashku me dy fondacionet “Konrad-Adenauer” dhe “Friedrich Ebert” kanë bërë një punë të shkëlqyer për reformën, ër të arritur në një draft paraprak dhe ky ka qenë dhe  parakushti i vendosur para një viti që mazhoranca dhe qeveria të ketë një draft për reformën dhe ky draft është depozituar që në dhjetor. Rikujtoj që me deputetët e ri të opozitës ka filluar puna në këtë komision të reformës dhe unë besoj që dita jonë e pavarsisë 28 nëntori i këtij viti do ta gjej Shqipërinë me një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse, ku kemi rënë dakord me deputetët e rinj të opozitës për të diskutuar edhe mundësistë e rishikimit të sistemit zgjedhor.

Proces që besoj do të zhvillohet pa PD, e cila është partia kryesore opozitare në Shqipëri?

Nuk kam gjetur një deputet të vetëm të çdo grupimi politik gjatë gjithë këtyre diskutimeve që vijojnë edhe pas këtij komunikimi me ju me deputetë të ndryshëm gjermanë, që të mirëkuptojë vendimin vetëasgjesues të PD-së për tu larguar nga Parlamenti. Këtu do të doja të kujtoja dhe një herë një vlerësim që bëri z. Juratovic, Kryetar i Komitetit për Evropën Juglindore në Bundestag që tha: “Parlamenti për të si një i krishterë është si kisha dhe duhet të ketë të njënjtin respekt”.

Pra Lufta politike të zhvillohet vetëm në Parlament.

Ata kanë disa argumenta, siç është abuzimi me tenderat, rrugët që kanë kosto të shtrenjta?

Kjo është një çështje që adresohet në Prokurori. Kur unë kam qenë në opozitë për çdo rast të dyshimeve për korrupsion i jam drejtuar Prokurorisë. Në Shqipëri thotë raporti i KE është implementuar dhe vazhdon të impementohet një prej reformave më të forta në drejtësi, e cila do të garantojë një sistem drejtësie të pavarur. Themeli i reformës në drejtësi në Shqipëri ka qenë pikërisht heqja e çdo lloj ndikimi të politikës mbi drejtësinë. Po ju thëm me bindje dhe e bashhkëndava dhe me shumë kolegë gjermanë që nëse Shqipqëria nuk do të kishte bërë reformën në drejtësi dhe nuk do të ishim sot në këtë fazë të implementimit të saj, padyshim që ne nuk do të ishim gati për të hapur negociatat për anëtarësim.

Por për shkak të kësaj reforme, siç tha dhe komisioneri Hahn, ne jemi në këtë fazë bashkë me Maqedoninë e Veriut, kjo e fundit padyshim që ka një hap historik me marrëveshjen e Prespës për çështjen e emrit, por biem të gjithë dakord, që për sa i përket kapitujve për marrëveshjen për anëtarësimit, Shqipëria sot ka hedhur një hap të rëndësishëm. Dhe siç dihet kapitujt 23 dhe 24 janë kapituj që hapen të parët dhe mbyllen të fundit.

A ka shans që Gjermania të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës politike që ta sjellë PD në vijën e Parlamentit?

Ne gjithmonë kemi qenë të hapur për dialog. Jemi të maturuar tashmë pa qenë nevoja e miqve të huaj për të ardhur e për të  na ulur në tavolinë. Jo pa qellim, Kryeministri Edi Rama, në 7 letra publike të një pasnjëshme, 6 të drejtuara kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe një të drejtuar qytetarëve demokrat të thjeshtë të vendit për t’ju shpjeguar arsyen dhe domosdoshmërinë që ne, në këtë fazë të rëndësishme të proçesit të realizimin e aspiratës  historike të vendit tonë tonë për të çelur negociatat me BE, duhet të jemi bashkë, por kjo nul ka qenë e mundur pasi lidershipi i PD vijon qasjen e tij kundër reformës në drejtësi, kundër zhvillimit normal të demokracisë në vend, duke artikuluar kërkesa që në asnjë rast nuk mund të merren në konsiderat nga ana jonë.

 

(BalkanWeb)