Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka dhënë doza humori fundjavës ndërsa ka postuar në profilin e tij në facebook, një video montazh të kryedemokratit.
Bashkëngjitur videos Balla ka postuar edhe një status me gafat e kreut të PD, si ajo në parlament 7×7=42, apo Skëndërbeu ngriti flamurin më 28 XI 1944.

“Artist! 7×7=42? Skëndërbeu ngriti flamurin më 28 XI 1944?? Kongresi i PD ka 6000 delegatë? edhe pse pallati i kongreseve ka 2000 vende të ulura?. E vërtetë është se Kongresi i PK të Kinës ka 2280 delegatë ndër 89 milionë anëtarë. Lulezim e meriton titullin ARTIST. Je i pazëvendësueshëm?. Shijojeni urimin✌️për Lulin dhe kongresin??!” – Shkruan Balla, ndersa poston edhe video montazhin per kryedemokratik

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb