TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se PS do depozitojë kërkesë për shkarkimin e Edi Palokës si nënkryetari i Kuvendit, pas veprimeve të tij në Kuvend.

“PD kryen atë akt të turpshëm në sy të Talat Xhaferit. Gjithcka u bë në një seancë solemne si është momenti i votimit të marrëveshjes për anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe në prezencën e një miku të vyer jo se është kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut por se është personalitet i rëndësishëm i shqiptarësisë. Berisha ia ka marrë dorën që cadrën ta bëjë pistoletë dhe shiringën ta bëjë stilograf. Të bëhen hetimet  për turpin që kreu nënkryetari i Kuvendit. Garda të bëjë hetimet e veta për turpin që bëri nënkryetari i Kuvendit. Ne do të depozitojmë kërkesën për shkarkimin e Palokës si nënkryetar i Kuvendit”- tha Balla.

Kujtojmë se Edi Paloka ka hedhur bojë me shiringë në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Reagimi i Palokës ka ardhur pas fjalës së Bashës, si dhe replikës së Ramës.

Kryeministri i kërkoi falje Talat Xhaferit për sjelljen e Bashës, duke e quajtur “fëmijë, që nuk di çfarë bën dhe çfarë flet”.

“Ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por fëmiu që sapo foli jo vetëm që  nuk i mendon ato që thotë por nuk di edhe çfarë thotë”, tha Rama që solli irritimin e deputeteve të opozitës.

(d.d/BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb