ELBASAN

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zhvilluar një takim sot me fermerët në Elbasan.  Balla, ndan në “Facebook”, edhe momente nga ky takim ndërsa shkruan që ka ardhur koha që përfitimet e fermerëve të shkojnë atje ku duhen. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së e cilëson vitin 2018, vitin ku nisi eksperienca e parë e një ndryshimi rrënjësor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Kur mbeten edhe pak ditë nga nisja e aplikimeve të fermerëve për përfitimin e subvencioneve në bujqësi, së bashku me përfaqësues të AZHBR, Bashkisë, Prefekturës, Drejtorisë së Bujqësisë etj. zhvilluam një takim informues me fermerë të Elbasanit.

Nisur nga një histori e gjatë korrupsioni dhe mosbesimi në këtë skemë mbështetjeje e cila deri para dy vitesh ishte peng i tepsisë së pushtetit, tashmë është koha të punohet për rikthimin e besimit tek fermerët dhe përfitimet të shkojnë aty ku duhet.

I mblodhëm të gjithë bashkë, fermerë dhe punonjës shteti sepse këta të fundit duhet të jenë avokatët e fermerëve, t’u shërbejnë që tek grumbullimi i dokumentacionit e deri tek marrja e pagesës.
Pres nga fermerët të drejtojnë edhe gishtin e të më thonë që, ky punonjës më ndihmoi të bëja dokumentacionin, por më kërkoi 10 apo 20%, siç ka qenë para dy viteve. Dhe një punonjës i tillë jo vetëm do të hiqet nga administrata e shtetit, por do të çohet për ndjekje penale.

Viti 2018 ishte eksperienca e parë e një ndryshimi rrënjësor. Historia e AZHBR-së ka qenë një histori e zezë, e errët, ku buxheti i vitit 2017 i të gjithë AZHBR-së shkoi në një qark të vetëm.

Unë jam i qetë kur informohen sot që janë rreth 500-600 fermerë të Elbasanit që janë përfitues, që janë 0.7 milionë euro, që i bie diku tek 900 milionë lekë të vjetra të shpërndara tek fermerët tanë dhe kjo është një gjë shumë e mirë.

Detyra jonë kjo është, Shqipëria e vërtetë kjo është. Nuk është Shqipëria ajo që mblidhet një herë në muaj dhe bën xhiron e pasdites, pastaj hedhin ca bojë tek institucionet e shtetit, atë punë kanë ata. Ata janë grenzat, në jemi bletët, nga grenzat nuk ka hajër njeri, ne të merremi me bletët.

Masat direkte dhe investimet mbështesin sektorët e blegtorisë, dorëzimit të qumështit, peshkimit, zhvillimit të sektorit të ullirit, bletari, agroturizëm dhe bujtina.

Aplikimet për Masat Direkte do të bëhen nga data 23.04.2019 deri më 10.05.2019. Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumenteve në AZHBR është data 07.06.2019. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit për Masat e Investimeve do të kryhet në zyrat qendrore të AZHBR nga data 23.04.2019 deri më 17.05.2019.”-shkruan Balla.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb