Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” deklaroi se Lulzim Basha ka shkatërruar totalisht Partinë Demokratike.

Balla theksoi se atë që Basha i ka bërë PD-së, nuk mund t’ia bëjë dot as armiku më i madh.

“Kam folur gjithmonë me respekt ndaj PD, gjatë gjithë emisionit, mirëpo Basha e ka shkatërruar PD. Atë që Basha i ka bërë PD, nuk ia ka bërë as armiku më i madh. Ne hymë në zgjedhje pa i kërkuar Berishës disa poste kryesore, gjithçka kërkopi Luli më 2017 për të ardhur në pushtet. Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor nuk mund të jete pjesë e diskutimit, sepse fletët e votimitr janë mbyllur.

36 parti politike janë tashmë në fushatë zgjedhore. Më datë 30 qershor zgjedhjet do të zhvillohen. Ne PD-së ia kemi lënë mundësinë që të bëjë kërkesë në Kolegjin Zgjedhor. Nuk ka budalla në këtë vend që të pengojë qytetarët në procesin e tyre normal të votimit. Te qendrat e votimit, te QNV aktivizohen nenet e Kodit Penal të ndryshueshme bashkë me, që i bëjnë këto institucione të paprekshme.

Nëse protesta do ishte e popullit do kishim qajs tjetër, por protesta nuk është popullore, por është protestë e drejtuar nga disa politikanë që s’duan reformën në drejtësi, drejtuar nga kryebashkiakët në Kamzë , Vorë etj. Pas 30 vitesh PS do marrë drejtimin e Bashkisë Shkodër”, tha Taulant Balla.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb