Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla ka reagur pas sulmit me armë në Sinagogën në Halle të Gjermanisë.

Përmes një postimit në Twitter Balla shpreh ngushëllimet dhe thekson: “Qendrojmë të bashkuar kundër çdo forme anti-semitizmi, intolerance dhe terrori. Të shokuar dhe të trishtuar pas sulmit në Sinagogën në Halle. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe lutemi për shërimin e të plagosurve”, deklaron Balla.

Whatsapp Image 2019 10 10 At 09.40.26 (1)
Whatsapp Image 2019 10 10 At 09.40.26 (1)

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Shprehim solidaritet dhe qëndrojmë të bashkuar kundër çdo forme anti-semitizmi, intolerance dhe terrori.

Të shokuar dhe të trishtuar pas sulmit në Sinagogën në Halle. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe lutemi për shërimin e të plagosurve”, shkruan Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb