Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Princin e Kurorës së Abu Dhabi, Mohamed Bin Zayed për ndihmën e parë të menjëhershme humanitare që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit që goditi vendin.

Përmes një postimi në “Twitter” numri dy i PS, Balla deklaron se Shqipëria i është mirënjohëse Emirateve të Bashkuara Arabe për solidaritetin e treguar, duke dhuruar 13 milion AED për përballimin e emergjencës së krijuar nga lëkundjet e forta të tërmetit.

“Shqipëria i është mirënjohëse shkëlqesisë së tij, Princit të Kurorës së Abu Dhabi, Mohamed Bin Zayed dhe Zv.Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e parë të menjëhershme humanitare prej 13 milionë AED që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Faleminderit Emiratet e Bashkuara Arabe për solidaritetin”, shkruan Balla.

Balla Tw
Balla Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb