TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ndërsa foli sot në seancë plenare lidhur me raportin e prezantuar nga Institutit i Studimit të Krimeve të Komunizmit, nuk la pa shigjetuar ish-kryeministrin Berisha, për të cilin kërkoi t’i jepej fund historive se ka qenë i persekutuar.

“Ka qenë njëri këtu në rreshtin e dytë që ndenji 28 vite në kuvend duke sjell vërdallë cështjen pa bërë asnjë gjë të vetme. Mjaft më me historinë që ka qënë Berisha i persekutuar, unë nuk di si mund të jesh i persekutuar e të bësh pushime në varkën e Enverit.  Ne nuk paguajmë institute që s’jua ka dhënë ligji të drejtën.

Ripërtëritja e grupeve parlamentare e solli një të mirë, të kemi edhe përfaqësues të Ballait Kombëtar. Ky debat i bëri nder Kuvendit.

Jemi i vetmi Komb që jemi cliruar me luftë partizane, po është një luftë që sot n aka sjellë sërish krah Francës, SHBA e Britanisë së Madhe. Ne jemi kundërshtar, kritikojmë njëri tjetrin, por kur vjen cështja te rruga europiane duhet të jemi të gjithë bashkë.  Në qershor Shqipëria meriton patjetër një vendim pozitiv. Duhet ta përdorim përfaqësimin politik, për cfarë ka bërë mirë Shqipëria.” vijoi më tej Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb