BELSH

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla shprehet se 150 nxënës në shkollën e fshatit Seferen të Belshit do të nisin fillimin e vitit të ri shkollor në një shkollë tërësisht të rikonstruktuar.

Numri dy  i Partisë Socialiste së bashku me deputetin Musa Ulqini dhe kryetarin e Bashkisë së Belshit, Arif Tafani inspektuan nga afër punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare.

Postimi i Ballës

Rikonstruktohet totalisht dhe me kushte bashkëkohore shkolla 9-vjeçare në fshatin Seferan të Belshit, e cila do t’i shërbejë 150 nxënësve të zonës.

Bashkë me deputetin Musa Ulqini dhe kryetarin e Bashkisë së Belshit, Arif Tafani inspektuam nga afër punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare në fshatin Seferan në Belsh.

Falë investimit të Qeverisë Shqiptare me vlerë 15 milionë lekë rikonstruksioni i kësaj shkolle do t’u shërbejë 150 nxënësve të kësaj zone.

Seferani është një prej 100 fshatrave të krijimit të modelit për të gjithë fshatrat e tjerë në të gjithë Shqipërinë. Dhe kur flasim për model, nuk bëhet fjalë vetëm për infrastrukturë, por të gjithë njësitë e shërbimit që duhet të plotësojë një zonë, dhe shkolla është një prej tyre.

Shkolla e Seferanit është një nga shkollat më me traditë në Bashkinë e Belshit. Ishte një shkollë e cila pothuajse kishte dalë jashtë çdo standardi dhe pas diskutimeve me Ministrinë e Arsimit u vendos që kjo shkollë të financohej.

Përmes një projekti shtesë me Komisionin Europian do të garantohet që në këtë shkollë energjia elektrike të jetë e rinovueshme përmes paneleve diellore, po ashtu në këtë projekt do të përfshihet rrethimi i godinës dhe të gjitha nevojat e tjera të saj.Ministria e Arsimit ka garantuar të gjithë bazën materiale e cila do të jetë gati menjëherë pas përfundimit të rikonstruksionit.

#BelshiQëDuam? #Shqipëria??Që??Duam#EgjithëVëmendjaPërJu

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: