Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me delegacionin shqiptar,  Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Klajda Gjosha dhe Vasilika Hysi po marrin pjese ne Takimin e Nivelit te Larte nen kryesimin e Kryetarit te Komitetit te Politikes se Jashtme David McAllister dhe Komisionerit Hahn.

Balla ne fjalen e tij beri nje prezantim mbi ecurinë e implementimit të Reformës në Drejtësi, ecurinë e kënaqshme të Vetting-ut që paraprin ngritjen e institucioneve të reja KLGJ dhe KLP, si dhe të BKH dhe SPAK.

Nga ana e tij Balla u shpreh se ka bindjen që procesi i Vettingut në radhët e drejtësisë është duke dhënë rezultate të kënaqshme në rrugën tonë të forcimit të shtetit të së drejtës.

“E di qe ka patur nje shqetesim per vakancat e krijuara ne Gjykaten Kushtetuese, por me mire vakanca sesa gjyqtare te korruptuar te japin vendime. Ne fillim te vitit te ardhshem institucionet e reja te drejtesise do te jene ne detyre.Shqiperia ka nje nder ligjet me te mira per minoritetet ne Europe dhe ky eshte nje standard per te gjithe Ballkanin. Madje edhe vende anetare te BE ne rajon mund t’i referohen si model. Jemi gati te votojme sebashku me opoziten, te cilet i falenderoj qe jemi sebashku ketu, Reformen Zgjedhore, paketa ligjore per te cilen tashme eshte gati. Besoj se do ta votojme brenda krishtlindjeve.

Sundimi i ligjit, permes luftes lunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, vijon me rezultate te forta dhe shume domethenese”, tha ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: