PËRRENJAS

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kanë zhvilluar një takim elektoral në Bashkinë e Prrenjasit. Ata prezantuan kandidatin socialist Nuri Belba.

Balla dhe Klosi u shprehën përpara qytetarëve që të votojnë për kryetar bashkie Nuri Belbën, që Prrenjasi të marrë zhvillim.

Taulant Balla në fjalën e tij tha se PS nuk e ndryshon datën e zgjedhjeve, që do të mbahen më 30 qershor. Ai shtoi se ky është detyrim kushtetues.

“Partia Socialiste ka marre besimin e shqiptarëve për të bërë shtet. Shteti fillon nga respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve nga të gjithë. Zgjedhjet me 30 Qershor janë detyrim Kushtetues. Askush nuk mund te dalë mbi Kushtetutën. Ligji jep ndërshkim shembullor për këdo që do të guxojë të cënojë zgjedhjet. Edi Rama do të marrë në vitin 2021 mandatin e tretë qeverisës”, tha Taulant Balla.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb