TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ironizuar një deklaratë të kreut të PD Lulzim Basha për uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Në një postim të bërë në profilin zyrtar të Facebook, Balla ka shkëputur një pjesë nga fjala e Bashës, duke bërë edhe një montim komik.

Balla ironizon fjalimin e Bashës teksa thotë se ai ka ngatërruar njësinë e matjes së fuqisë së energjisë elektrike nga kilovat në litër.

“Por kjo shpikja që do ulë edhe çmimin e energjisë elektrike 300 lekë për litër?, nuk ishte dëgjuar?”-thotë Balla ndër të tjera.

Postimi i plotë i Ballës:

Artisti i SHQUP-it nuk ka turp të premtojë çdo gjë?. Por kjo shpikja që do ulë edhe çmimin e energjisë elektrike 300 lekë për litër?, nuk ishte dëgjuar?. Siklet i madh të ka zënë Lulezim, nga njëra anë kryetari i de facto i PD dhe nga ana tjetër kryetari alternativ i opozitës ?. Vetëm nga sikleti i lëshon edhe këto, se ty s’ta ve re njeri edhe po ia fute kot.

Nejse sa pa të zënë gjumi, nesër kemi Kuvend. Ora 10.00?

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb