Vetëm dy pyetje të bëra kundrejt kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga gazetari investigativ Basir Çollaku, kanë mjaftuar për të ndezur atmosferën në studio.

Çollaku i drejtoi dy pyetje deputetit socialist nw “Opinion”, duke i kërkuar informacion nëse ishte në dijeni se djali i deputetit ishte në kërkim dhe pyetja e dytë se pse nuk i keni kërkuar ministrit të Brendshëm sekuestrimin e kamerave në komisariatin e Fushë-Krujës.

Ky i fundit u shpreh se për punën e kamerave do të flasë Prokuroria, pasi nuk ka asnjë të drejtë t’i kërkoj ministrit sekuestrimin e kamerave.

Balla më tej u shpreh se “të jesh i sigurt o fatkeq se këtë çështje do ta çojmë deri në fund”.
Kjo ndërhyrje e Ballës ka detyruar drejtuesin e emisionit Blendi Fevziu të ndërhyjë, duke i kërkuar të ketë kujdes me fyerjen ndaj gazetarëve në studio. Sipas Fevziut kjo është e papranueshme nga një politikan. Nga ana tjetër, Çollaku i është drejtuar me emrin Peshkatar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb