Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka paralajmëruar kryeopozitarin Lulzim Basha se në shtator do të përballet me prova të forta për përfshirje në pastrim parash dhe lobime të paligjshme.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24, numri dy i PS sqaroi lajmet e publikuara në disa media, se këshilltari i Angela Merkel, Martin Henze, ngre dyshime për lidhjen e Ballës me mafien në vend.


Lidhur me këtë, Taulant Balla deklaroi se Henze nuk është këshilltar i kancelares gjermane, por një mashtrues, që paguhet nga Lulzim Basha dhe shitet në Tiranë si i tillë.


“Unë nuk e di kush është ai. Është një mashtrues. Në shtator do të kemi prova si ky person e ka përfshirë Bashën në histori pastrimi parash dhe lobimi të paligjshëm. Nuk përfaqëson asgjë, nuk është askush, por thjesht dhe vetëm një person që paguhet nga Lulzim Basha dhe shitet në Tiranë si këshilltar i Merkel”, tha Balla.


(d.ç./BalkanWeb)