TIRANE- Pas më shumë 2 orësh debat për çështje që nuk kishin të bënin me rendin e ditës, deputetët nisën të diskutojnë për një projektligj për pensionet suplementare.

Por në emër të grupit të PD­së, Genc Pollo u rikthye edhe njëherë te emërimi i Gjet Ndojit në krye të Arkivave të Shtetit.

Sipas tij “maxhoranca nuk ka moral”.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i nënkryetarit të grupit të PS­së, Taulant Balla ndaj Pollos.
“Për çështje morali ngarkoni dikë tjetër të flasë në emër të grupit”, tha Balla.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: