Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se ndërkombëtarët njohin vetëm 30 qershorin si datë zgjedhjesh, gjatë një takimi përmbyllës të fushatës zgjedhore në Bashkinë e Kamëz, shoqëruar nga kandidati socialist për këtë bashki, Rakip Suli.

Gjatë një takimi me banorë të Kamzës, Balla është shprehur se 30 qershori është një datë e rëndësishme për Shqipërinë.

Numri dy i PS i ka bërë thirrje çdo punonjësi të Bashkisë së Kamzës të mos përdoret më nga Xhelal Mziu dhe tutorët e tij politikë, duke kujtuar edhe njëherë se çdo krim zgjedhor do të ndëshkohet.

“30 Qershori eshte nje dite e rendesishme per Shqiperine. Por ketu ne Kamez 30 Qershori eshte nje moment historik çlirimi nga keq-qeverisja lokale dhe peng-marrja politike e PD. 30 Qershor shqiptarët duhet te ndershkojne me vote kater politikanët Berisha-Meta-Kryemadhi-Basha. Per here te pare Shba ka treguar me gisht emrat e dy politikaneve Basha dhe Kryemadhi.

Keqardhje per degradimin anti-demokratik te Partise Demokratike. ShBA, BE, OSBE njohin vetem 30 Qershorin. I bej thirrje cdo punonjesi te bashkise Kamez te mos perdoret me nga Xhelal Mziu dhe tutoret e tij politike. Cdo krim zgjedhor do te ndershkohet ashper nga Ligji dhe Drejtesia”, ka thënë Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb