Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla me anë të një postimi në “Facebook” ka publikuar një fotografi me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli.

Balla shprehet se Sassoli tha në këtë takim se Parlamenti Europian është i qartë në qëndrimin e vet pro fillimit të bisedimeve për anëtarësim, për shkak se janë të kënaqur me përparimin e Shqipërisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Taulant Ballës:

Photo of the Day: sot me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli. Mirënjohje për mbështetjen. Sic edhe u shpreh Presidenti Sassoli: “Parlamenti Europian është i qartë në qëndrimin e vet pro fillimit të bisedimeve për anëtarësim, sepse jemi shumë të kënaqur nga përparimi i Shqipërisë.

Unë do t’i drejtohem në hapje të mbledhjes së Këshillit Europian të enjten me prezantimin e qëndrimit të Parlamentit Europian pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Destinacioni i Shqipërisë është i qartë dhe i shkruar: Bashkimi Europian.

Çelja e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është me rëndësi strategjike dhe një stimul për gjithë Ballkanin Perëndimor.”

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb