Në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, kreu i grupit Parlamentar Taulant Balla i qëndroi idesë së tij, por edhe nismës së 55 deputetëve të Kuvendit, kryesues i të cilëve është për shkarkimin e Presidentit Meta.

Sipas tij, deputetët po zbatojnë Kushtetutën dhe do ndjekin të gjitha hapat e nevojshëm për ta arritur te shkarkimi i Presidentit.

“Shkelja e bërë nga Presidenti minimalisht duhej hetuar. Janë 55 deputetë që kërkojnë shkarkimin, kërkesa duhet çuar deri në fund. Unë kryesoj listën e 55 deputetëve, jam në ushtrim të drejtë të asaj që njeh Kushtetuta. Duhet më shumë se ¼ e deputetëve për të iniciuar shkarkimin dhe të gjithë biem dakord se akti i Presidentit e shndërroi Presidencën në një rezisdencë të përkohshme të opozitës, në seli të opozitës”,- tha Balla.

“Nuk ka një diskutim apo dyshime për mos kompetencën e Presidentit për të ndërhyrë me zhdekret. Kjo është mbyllur, është akt papërgjegjshmërie që duhet të hetohet nga Kuvendi dhe të certifikohet nga Gjykata Kushtetuese. Nuk ka asnjë dyshim që Presidenti edhe vetë e ka pranuar që ai nuk e ka këtë të drejtë”,- vijoi ai.

Balla u shpreh ndër të tjera, se ndjen keqardhje për Presidentin, për retorikën e përdorur nga ky i fundit.

“Në aspektin personal kam pasur mundësi ta njoh dhe të punojmë bashkë. Ndjej keqardhje njerëzore për atë degradim të pakuptueshëm të retorikës së tij të komunikimit. Presidenti me aktet e bëra duhet ta lirojë atë zyrë. Ai komunikim publik dhe ky që vijon çdo një orë tregon se ai është larg të qenit President, ngjan si gaztor cirku që argëton të tjerët”,- shtoi ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb