Ministria e Brendshme ka hartuar një projektligj, të hedhur për konsultim publik, që parashikon rikuperimin e aseteve me burim kriminal.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se për mirëfunksionimin e Zyrës, do të merret përvoja e autoriteteve ligjzbatuese rumune.

Balla priti Ministren e Drejtësisë së Rumanisë, Alina Gorghiu, ndërsa pas takimit me të theksoi se ranë dakord të marrin eksperiencën e tyre lidhur me ngritjen dhe forcimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve të fshehura nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rumanisë janë të forta, ato bazohen në lidhje të forta historike”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb