TIRANË

Pas Asamblesë Kombëtare, PS do të mbledhë në muajin janar Kongresin e partisë prej nga do të dalin edhe Asambleja dhe Kryesia e re. Lajmi u dha nga kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla në rubrikën ‘Opinion’ në News24. Balla tha se PS nis një proces të rëndësishëm të hapjes së partisë, në kuadër të bashkëqeverisjes me qytetarët.


“Një proces me rëndësi që vjen gjithmonë pas cdo zgjedhjeje lokale. Plotësohet cikli 4 vjecar i organit më të rëndësishëm drejtues, dhe nis një analizë në themel të organizimit politik dhe elektoral, një proces rifreskimi i organizatave socialiste, e më pas Kongresi që do të zhvillohet në fundin e muajit janari prej nga do të dalin asambleja dhe kryesia e re e PS-së.

PS nis një proces të rëndësishëm hapjeje, është shumë e rëndësishme të ngrejmë forumet e komunikimit me qytetarët, në kuadër të bashkëqeverisjes. Procesi do të synojë sa më shumë të rinj, jemi partia që kemi më shumë gra në anëtarësi, e kemi bërë në nivel të qeverisë.


Ne gjithmonë kemi bërë rifreskim e përshtatje të strukturës. Pas zgjedhjeve vendore, ku vëmendja do jetë te punët në shërbim të komuniteteve, zgjedhjet e 2021 janë vetëm 22 muaj larg duhet të nisë puna që tani për zgjedhjet.”- u shpreh Balla, ndërsa shprehu edhe një herë vendosmërinë e tij se PS do i shkojë deri në fund mandatit të dhënë nga shqiptarët me votë.


“E kemi thënë prej muajsh PS do i qëndrojë mandatit të 25 qershorit, cdo ndërprerje e mandatit është besëthyerje e besimit të dhënë nga votuesit. Ne do e cojmë këtë mandat deri në fund, prë të fituar një mandat të tretë për të cuar deri në fund punët e nisura në shqrbim të qytetarëve shqiptarë.” vijoi me tej Balla.

Duke u ndalur në punimet e Asamblesë, e cila mbidhet pasditen e sotme, Balla komentoi edhe një prej pikave të rëndit të ditës, atë të kryetarit të partisë.

“Mandatin e kreut të PS e përcakton zgjedhësit, e përcakton vota e shqiptarëve në zgjedhjet politike, e kemi të sanksionuar në statut. Rama në krye të PS mbart votën e shqiptarëve dhe këtë model nuk e kemi vetëm po edhe shumë parti në Europë.

Kemi integruar vendimmarrjen e zgjedhësve lidhur me mandatin e lidershipin e partisë. Të gjitha institucionet e tjera,sikurse është kongresi e delegatët kalojnë në proces zgjedhjesh në parti. Një proces i hapur, me parimin një anëtar një votë për delegatët e kongresit. “ tha Balla.

(BalkanWeb)