TIRANE

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Taulant Balla tha se PS është partia më e madhe e gjithë shqiptarisë dhe se sot ndez motorët e zgjedhjeve vendore të qershorit.

Sipas Ballës, opozita u mundua për të sajuar një ngërç pas braktisjes së mandateve dhe shprehu gatishmërinë e qeverise për dialog në të mirë të vendit.


“Ky Kongres i sotëm është i tillë, ne jemi partia më e madhe e gjithë shqiptarisë dhe po bëjmë punën që duhet. Ne jemi e vetmja forcë politike që qeveris me stabilitet dhe i qëndrojmë besnik angazhimeve të ndërmarra. Sot ndezim motorët për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Ne duhet të jemi fitues edhe në bashkitë që kanë mbetur peng i kundërshtarëve tanë. Opozita u mundua për të sajuar një ngërç pas braktisjes së mandateve. Kongresi i partisë ka qenë një moment reflektimi gjithmonë se çfarë kemi bërë dhe se çfarë do të bëjmë më mirë.


Partia duhet të rimodelojë strukturën dhe të vijojmë aksionin për rritjen e mëtejshme të anëtarësisë.  Nga ky kongres ne do të dalim më të motivuar për t’u përmirësuar edhe më tej. Partia është garancia e mos harresës nga ne këtu lart për ju atje poshtë. Të dashur delgatë, ne i fituam zgjedhjet e 2017 me një rezultat spaktakolar, ne jemi të gatshëm për cdo lloj dialogu parlamentar në favor të vend dhe qytetarëve”- tha Balla.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: