TIRANË

Pas reagimit të kreut të PD-së për “Buxhetin 2019” i cili e quajti si buxhetin më katastrofik të 28 viteve të fundit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shkruar në “Twitter”.

Sipas tij, buxheti nuk përllogaritet me metodën e Bashës. Balla shkruan se buxheti rrit pagat në sektorin publik duke mbështetur edhe shumë familje shqiptare.

Kreu i grupit të PS-së,  shton mes tjerash se kreu i demokratëve ka hallin e pallatit të vjehrrit të tij, i cili nuk do të dëmshpërblehet.

“ Lulzim nuk bëhet buxheti 7×7=42?.Buxheti mbeshtet  qindra mijera familje qe jetojne me bujqesi,rrit pagat ne sektorin publik,konsolidon rritjen e ekonomike??,garanton investime ne infrastrukture ne cdo cep te Shqiperise.Halli i Lulit✌️:pallati i vjerrit nuk dëmshpërblehet”, shkruan Balla.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb