ELBASAN- Sindikata e metalurgëve në Elbasan ka zhvilluar sot një takim me deputetë pas shkurtimit të 250 punonjësve nga kompania “Kurum”. Në takim kanë marrë pjesë edhe punonjës të shkarkuar. Deputeti socialist, Taulant Balla tha se ky vendim është një bombë sociale për Elbasanit dhe se do kërkohet nga “Kurum”, respektimi i ligjit.

“Shkarkimi i 250 punonjësve është një bombë sociale. Do të kërkojmë nga Kurum” respektimin e ligjit. Ky vendim shkel kontratën kolektive me punonjësit. Nuk mund të shkarkohen punonjës që janë gjymtuar. Ministria është e detyruar të bëjë auditimin e Kurum”, deklaroi Balla.

Pak ditë më parë punonjësit dhe sindikatat kundërshtuan duke paralajmëruar edhe protesta për këtë vendim që lë pa të ardhura qindra familje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb