TIRANE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka përcjellë mesazhin e lamtumirës major Klodian Tanushi, që humbi jetën gjatë misionit në Letoni. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Balla shkruan se sot e gjithë Shqiëria është në Ditë Zie Kombëtare në nderim të “Dëshmorit të Atdheut”. Sipas tij, Shqipëria dhe NATO do t’i jenë gjithmonë mirënjohës major Klodian Tanushit.


“Sot e gjithë Shqipëria jonë është në Ditë Zie Kombëtare në nderim të “Dëshmorit të Atdheut” major Klodian Tanushin, i cili humbi jetën në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine, prej të cilës u nda nga jeta edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.


Shpirti yt u prehtë paqe Major Tanushi! Shqipëria dhe NATO do të të jenë gjithmonë mirënjohëse!”, shkruan Balla.


(BalkanWeb)