“Shqipëria u çlirua me forcat e veta. Vendi ynë u çlirua në 29 nëntor. Shqipërinë e çliruan shqiptarët dhe partizanët”. Kështu deklaron kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla teksa ishte i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të Tiranës.


Duke nënvizuar edhe njëherë faktin se data e çlirimit të vendit është 29 nëntori, tezë për të cilën ka gjithmonë përplasje me opozitën, Balla ftoi shqiptarët që të marrin pjesë në aktivitetin përmbyllës të festimeve në kuadër të kësaj date të shënuar për vendin.



“Mirënjohje për dëshmorët që dhanë jetën për këtë vend. Përkujtimi i këtij përvjetori mbetet detyrim i madh për të kujtuar atë moment historik që renditi Shqipërinë përkrah vendeve të tjera europiane. Shqipëria u çlirua me forcat e veta. Unë i bëj thirrje shqiptarëve, që të mblidhemi të kujtojmë atë moment historik për çlirimin e vendit. Janë shqiptarët ata që i kanë dhënë përgjigje baltës që është hedhur. Shqipëria u çlirua në 29 nëntor. Shqipërinë e çliruan shqiptarët dhe partizanët. Të bëhemi të gjithë bashkë që t’u themi ‘Faleminderit’ sa herë të kemi mundësi”, tha Balla.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb