TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë, ndërsa pret lajme pozitive në 18 tetor në lidhje me çeljen negociatat me BE.

Teksa nuk kurseu ironitë për opozitën dhe liderin e PD-së Lulzim Basha, Balla iu përgjigj deputetit Myslim Murrizit duke shtuar se; “Harroje ti që kam dashuri për Lulzim Bashën. Gjeja e fundit që mund të më akuzosh kjo është”.


“Edhe pas diskutimeve pesimiste që bëhen shpesh herë, ne do t’i fillojmë bisedimet me BE, pasi Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë. Italia dhe Greqia, jo vetëm që janë të detyruara, por edhe përmes negociatave ku janë përfshirë ministria jonë e Financave dhe e Jashtmja, ne duam tua njohim sigurimet emigrantëve. Ne kemi pasur vetëm një çështje për reformën zgjedhore, votën e emigrantëve. Nuk ka kishte PS për reformën zgjedhore. Votën e emigrantëve e kemi kërkuar dhe e kërkojmë. Paraardhësit tuaj (i kthehet Murrizit) nuk e duan këtë çështje. Sa i përket rekomandimeve të OSBE/ODHIR, janë detyrime, edhe teksa presim 17-18 tetorin për të kuptuar nga KE datën e mundshme të nisjes së bisedimeve. Rekomandimet e OSBE/ODHIR janë themelore. Nëse i referoheni frymës së kushtetutës merren për bazë rezultatet e fundit në zgjedhje. PD, LSI rezultojnë të jenë parti parlamentare. Për këtë arsye harroje ti që kam dashuri për Lulzim Bashën. Gjeja e fundit që mund të më akuzosh kjo është. Por ama kam respekt për historinë politike të këtij vendi dhe për vijueshmërinë e dialogut politik gjithëpërfshirës. Ndaj në komisionin e Reformës i është lënë një karrige bosh Partisë Demokratike për të ushtruar të drejtën e saj për të dhënë propozime. Në komisionin e reformës i është lënë edhe një karrige PD për të ushtruar të drejtën e saj komisioni prej sot do të ketë edhe dy anëtarë të tjerë, z.Alimadhi dhe z.Shameti, ju ftoj t’i votoni në përfundim të seancës. Ne do të kemi një kod të ri zgjedhor, ku e përsëris pa depolitizuar komisionet e zgjedhjeve nuk kemi bërë reformë, pa hequr partitë nga numërimi i votave s’kemi bërë reformë. Duhet ta bëjnë vullnetarë njerëz pa lidhje me politikën dhe nëse një votë e vetme lëviz nga njëra te tjetra ai të mbajë përgjegjësi e të dënohet 7 vite burg.”, tha Balla.
(ed.me/BalkanWeb)



Etiketa: