Kreu i Grupit Parlamentar në PS Taulant Balla i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” hodhi akuza në drejtim të PD, duke thënë se financohet nga para të oligarkëve rusë.

Balla u shpreh se është skandal që protesta e opozitës të transmetohet live nga Russia Today, televizion rus.

Taulant Balla: Procesi zgjedhor monitorohet nga më shumë se 2500 vëzhgues të OSBE-ODIHR.PD ka lidhje me interesa në dëm të Shqipërisë. Sa herë PD ka protesta, Russia Today transmeton live protestën e saj. Nuk e kuptoj këtë, se çfarë interesi ka kjo media të transmetojë protestën opozitare shqiptare.

Taulant Balla: Ju lutem zonja gazetare mos lejoni këtë zotëri që të më kritikojë. Hera e fundit që guxon të fyesh personalitetin tim.

Gazetari Rakipi: Unë jam gazetar, Russia Today është investim rus që është shpërndarë në mbarë botën dhe ka transmetime gjithandej. Mua gazetari gjerman më tha se ishte në goditje të televizionit rus këtu. Çfarë mund të themi për këtë.

Balla: Interesohuni, a është zoti Basha nën hetim në Shqipëri për kompani guackë off shore në pronësi të dy oligarkëve?  Interesohuni edhe në drejtësinë amerikane, a është zoti Basha nën hetim për këtë rast? Rusia

Gazetari Erl Murati: S’mund të bëjmë dot akuza. Po Zëri i Amerikës  që shkruan kundër qeverisë, çfarë të themi?

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb