ELBASAN

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për dekretimet e ministrave të rinj nga presidenti Ilir Meta si dhe mos dekretimin ende të kryeministrit Edi Rama edhe në postin e ministrit të jashtëm, pas refuzimit të Gent Cakës në këtë post.

Duke folur nga Elbasani, Taulant Balla u shpreh se sot brenda orës 17:00 duhet të marrë fund ngërçi i dekreteve nga Meta pasi të gjithë kandidatët plotësojnë kriteret. Sipas Ballës, Meta nuk mund të sillet si kreu alternativ i opozitës dhe duhet t’i japë fund një historie të pakuptimtë.

Bazuar në Kushtetutë, me kërkesë të kryeministrit është thërritur një seancë e jashtëzakonshme për të mos humbur kohë për të filluar menjëherë punën ministrat e rinj, që kanë mbështetjen e grupit të PS. Sot në 17:00 zhvillohet seanca e votimit të dekreteve për të gjithë ministrat, besoj që deri në orën 17:00 edhe zoti Meta do i ketë dhënë fund një historie të pakuptimtë të krijuar artificialisht dhe në të gjithë ministritë të vijojë puna. Besoj që shumë shpejt kjo çështja e të drejtës së shpikur nga vetëvetja e presidentit për t’i hequr Kuvendit të drejtën për t’u shprehur do zgjidhet. 

KED ka filluar punë dhe më konstituimin krijohet mundësia e plotësimit të vakancave në Kushtetuese. Në këtë aspekt i jepet fund edhe një situate artificial për nevoja të brendshme të opozitës duke shfrytëzuar përfaqësimin e tyre në Presidencë kanë bllokuar në mënyrë të padrejtë ekskluzivitetin e kryeministrit për ti propozuar kuvendit përbërjen e qeverisë. Kuvendi është autoriteti i vetëm që vendos për përbërjen e qe qeverisë, jo Presidenti”- tha Balla.

Prononcimi i plotë i Balles:

Dy fjalë për seancën e sotme Parlemantare, prisni reflektim nga Presidenti i repoblikës për Ministrin e Jashtëm?

Bazuar në Kushtetutën e vendit dhe Rregulloren e Kuvendit me kërkesë të Kryeministrit është thirrur një seancë e jashtëzakonshme, për të mos humbur kohë dhe për të filluar punë menjëherë punën ministrat e rinj. Sot në orën 17:00 zhvillohet seanca e votimit të dekreteve të ardhura nga Presidenti i Republikës për të gjithë ministrat e propozuar. Besoj që deri në orën 17:00 edhe z. Meta do t’i ketë dhënë fund një historie të pakuptimtë të krijuar artificialisht.

Besoj që shumë shpejt kjo çështja e të drejtës së shpikur nga vetvetja e Presidentit të Republikës për t’i hequr Kuvendit të Shqipërisë të drejtën për t’u shprehur do të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese.

Duhet t’i jepet fund një situate artificiale për nevoja të brendshme të opozitës, duke shfrytëzuar përfaqësimin e tyre në Presidencë kanë bllokuar me pa të drejtë dhe antikushtetuese eskluzivitetin e Kryeministrit për t’i propozuar Kuvendit përbërjen e Këshillit të Ministrave.

Debatet e fundit që po ikin njerëzit politikë nga qeveria dhe po vijnë teknikë. A ka kontestime brenda PS-së për këto lëvizje?

Jo vetëm që nuk është aspak e vërtetë, por më shumë se gjysma e ministrave të rinj janë përfaqësues të rëndësishëm politik. Dhe sa politikë janë dhe 4 ministrat e rinj do ta konfirmojnë rrugës. Të jesh politik nuk do të thotë të jesh vetëm antar i forumeve të larta të një partie politike, të jesh politik do të thotë gjithashtu të marrësh përgjegjësi të rëndësishme.

Dua të theksoj që, qoftë ministrja e re e Transporteve dhe Energjisë, e Ekonomisë dhe Financave gjithashtu, e Arsimit dhe kandidatura jonë e propozuar për Ministër të Jashtëm, z. Cakaj janë profesionistë shumë të mirë, të cilët përmbushin të gjitha pritshmëritë tona në përgjegjësitë që i kemi propozuar dhe që u kemi dhënë besimin. Ky diskutim nuk ka aspak vlerë dhe është thjesht në një situatë, ku ju e shikoni që opozita ka humbur besimin në kryetarin e tyre, Lulzim Basha. Kemi parë se si presidenti Meta është munduar të bëjë kryetarin alternativ të opozitës.

Ardhja e z. Llatja në Elbasan është një mënyrë promovimi për t’i besuar më pas në zgjedhjet e 30 Qershorit edhe Bashkinë e Elbasanit?

Partia Socialiste gjithmonë promovon persona të spikatur profesionalisht. Dhe z. Llatja është një personalitet i rëndësishëm i Elbasanit, i cili e ka përfaqësuar Elbasanin në disa ministri dhe z. Llatja do ta vazhdojë ta bëjë, ashtu siç ka shkëlqyer në detyrat që ka pasur edhe pozicionin e Prefektit të Elbasanit.

Ne jemi në fazën e vlerësimit të kandidaturave të mundshme. Pse jo edhe z. Llatja do të bëhet pjesë e një vlerësimi, në radhë të parë nëse dhe ai ka dëshirë të marrë këtë përgjegjësi.

Ne do të kemi një proces të gjërë dialogu dhe komunikimi me komunitetin e Elbasanit, sepse duam që në mandatin e ardhshëm të sjellim një kandidaturë, e cila të vijojë punën e shkëlqyer që është bërë në drejtimin e Bashkisë së Elbasanit nga z. Sejdini, i cili meriton gjithë respektin tonë. Sejdini ka përfaqësuar PS-në në mënyrën më të mirë në gjithë këto vite. Është një prej bashkive më të mëdha në vend dhe i janë bashkangjituer bashkisë plot njësi administrative dhe detyra jonë është të çojmë shërbime publike të njëjta me ato që janë në qendër të qytetit Elbasan në çdo cep.

Kjo nënkupton që nuk do të rikandidohen kandidatët ekzistues të bashkive si Durrës, Elbasan?

Unë nuk thashë këtë. Ajo që po ju thoja është që procesi i vlerësimit të kandidaturave është një proces komplementar mes burimeve njerëzore aktuale dhe profesionistëve të spikatur me qëllim që t’i japim çdo bashkie atë kandidaturë dhe atë kryetar, i cili kënaq pritshmëritë e njerëzve. Kemi marrë një mandat për të bashkëqeverisur me njerëzit dhe të bashkëqeverisësh me njerëzit do të thotë që në mënyrë të qartë të konsultohesh për çdo hap që hedh. Konsultimi për drejtuesit e qeverisjes vendore për antarët e Këshillit Bashkiak është në themelin e bashkëpunimit dhe të aleancës së PS-së me njerëzit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb