GJERMANI

Gjatë qëndrimit në Berlin, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me Ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë së Gjermanisë, Peter Altmaier. Bashkëpunimi ekonomik dhe rritja e prezencës së kompanive gjermane në sektorë strategjikë në Shqipëri ishte tema e bisedës që Balla pati pati me z. Peter Altmaier.

964ddfb9 B073 45cd 8495 7d0e44089daf

Balla i shprehu z. Altmaier mirënjohjen e tij për ndihmën e pakursyer që Gjermania i jep Shqipërisë e cila është një nga donatorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në vend.

“Shqiperia i është mirënjohëse Gjermanisë për ndihmën e pakursyer. Kontributet gjermane në Shqipëri arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro. Vetëm për vitet 2017 dhe 2018 Gjermania ka vënë në dispozicion 85 milionë euro. Gjermania është në këtë mënyrë një nga donatorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm për Shqipërinë”, u shpreh Balla.

2803441a 2273 45e0 A881 694b45227039
2803441a 2273 45e0 A881 694b45227039

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb