Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Me Kryetarin e sapozgjedhur të social-demokratëve gjermanë Rolf Mützenich.

Balla shprehet se me të ka biseduar mbi vendimin e Bundestagut që autorizon Qeverinë Federale të miratojë vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai shton se gjatë takimit ka rishprehur gatishmërinë të përforcojmë dhe intensifikojmë përpjekjet, në mënyrë që të avancojmë me axhendën e reformave që lidhen me BE-në si dhe të arrijmë rezultate të mëtejshme, të prekshme dhe të qëndrueshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Taulant Ballës:

#meKryetarineGrupitSPD

Padyshim që deputetët socialdemokratë në Bundestag do të votojnë unanimisht PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Me Kryetarin e sapozgjedhur të Grupit Parlamentar Rolf Mützenich diskutuam mbi vendimin e Bundestagut që autorizon Qeverinë Federale të miratojë vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Gjatë takimit rishpreha gatishmërinë të përforcojmë dhe intensifikojmë perpjekjet, në mënyrë që të avancojmë me axhendën e reformave që lidhen me BE-në si dhe të arrijmë rezultate të mëtejshme, të prekshme dhe te qendrueshme. Mbetemi të përkushtuar të punojmë ngushtësisht me Gjermaninë, në mënyrë që të thellojmë progresin e mëtejshëm në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, etj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb