TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të PS, ka reaguar sërish mbi protestën e opozitës së bashkuar. Ndërsa ka publikuar foto në rrjete sociale, Balla shkruan se, opozita po tenton të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin.

“Të bindur se dalin humbës në zgjedhje, sepse shqiptarët nuk mund të besojnë të ardhmen e tyre tek Saliu, Monika dhe Luli, opozita po tenton të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin, pasi ata vetë janë të qartë se përmes votës nuk mund të vijnë në pushtet. Dhuna kundër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve demokratike është e dënueshme” shkruan Balla në facebook.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb