Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje liderit të PD, Lulzim Basha, që të “mos shkaktojë rrëmujë me deputetët e vet në Parlamentin Europian.

Në një status të postuar në Twitter, Balla gjithashtu i kërkon Bashës “mos të turpërojë vendin “me anonime”.

“Të presim të dy me qetësi vendimet e gjykatës dhe prokurorise!,” shkruan Balla.

Postimi i plotë

Lulzim! Tërhiqe urdhërin për rrëmujë qe u ke dhënë deputetëve të tu në delegacionin e Shqipërisë sot në Parlamentin Europian??. Mos e turpëro vendin tënd edhe hapur se pas kuintave “me anonime” e bën përditë. Të presim të dy me qetësi vendimet e gjykatës dhe prokurorise!

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb