Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është bashkuar urimit të politikanëve për besimtarët myslimanë, në ditën e Kurban Bajramit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Balla kujton fjalët e Profetit Muhamed, i cili thotë: Përpiquni gjithmonë të shkëlqeni në virtyte dhe në të vërtetën”.

Kjo duket se është një zgjedhje e menduar e Ballës, drejtuar gjithë klasës politike në vend, e cila ndodhet në një krizë të thellë disa-mujore pa tentativë për të gjetur zgjidhje.

“Profeti Muhamet thotë: “Përpiquni gjithmonë që të shkëlqeni në virtyte dhe në të vërtetën.” GëZUAR KURBAN BAJRAMIN”, shkruan Balla.

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb