POGRADEC

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur nga Pogradeci, apelit të partive të vogla, aleate të PD, lidhur me një tryezë politike për zgjidhjen e krizës, nën drejtimin e kreut të shtetit.

“Duhet të jetë shumë e qartë për këdo që data e zgjedhjeve nuk caktohet nga partitë politike, por caktohet nga kushtetuta, nga Kodi Zgjedhor dhe data e zgjedhjeve në 30 qershor është një datë e fiksuar tashmë dhe në asnjë rast ajo nuk mund të ndryshojë” u shpreh Balla, në përfundim të një takimi me struktur të Partisë Socialiste në Pogradec

“Kemi permbyllur procesin e propozimeve të kandidaturave për kryetar bashkie dhe për anëtaret e këshillave.  Unë jam shumë besimplotë që më në fund pas 4 viteve keq qeverisje në Bashkinë e Pogradecit do të rikthejmë PS në drejtimin e kësaj bashkie me nje kandidaturë shumë të mirë sikurse u propozua nga struktura e Partisë Socialiste Z.Xhakolli dhe me një parlament vendor një perberje shume te mire qe garanton nje bashki te sukseshme.” U shpreh Balla.

“Në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet, janë 42 parti të regjistruara, askush nuk mund të pengoje të mos marrë pjesë në zgjedhje, kush tenton të pengojë zgjedhësit të marin pjesë në procesin zgjedhor, kodi penal është i ashpër, kush tenton të demtoje procesin zgjedhor, të dëmtojë infrastrukturen zgjedhore, kutinë e votimit denimet e kodit zgjedhor jane shume te ashpra,nk besoj qe ka ende ne Shqiperi budallenj që te bejne burg per hallet e Lulit, Saliut dhe te Mones. Dua t’u them shume qarte qe kushte PS nuk mund t’i vendose askush sepse nuk mund t’i vendosen kushte shqiptarëve. Kushte që pengojnë implementimin e reformës në drejtesi, kushte te cilat tentojnë të ndërpresin mandatin legjitim, kuvendin apo të qeverisë nuk meren në konsideratë.

Ne kemi qenë gjithmonë të gatshem për te dialoguar me ne fund ne kuvendin e Shqiperise permes nje procesi dialogu rikethyem ne mbarvajtie komisionin e reformes zgjedhore dhe qe eshte nje instrument i rendesishem per te dialogur lidhur me te gjitha domosdoshmerite dhe nevojat qe ka adresimi i paketes se ndryshimeve te kodit zgjedhor per adresimin e rekomandimeve te OSBE qe lidhen me infrastructuren e procesit zgjedhor dhe kemi hapur mundesit e hulmutimit per te studiuar ndryshime te sistemit zgjedhor.” -theksoi më tej Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së tha ndër të tjera se nga forca politike ku bën pjesë gjithmonë ka patur dëshirë për dialog por në asnje rasat nuk do të ketë dialog për të venë shkelmin mbi reformen ne drejtesi dhe mbi kushtetuten.

“Ajo që dua tëthem dhe që eshte e rëndesishm: në30 Qershor zgjedhjet do te zhvillohen, une i bej thirrje te gjitha partive politike që janë regjistruar në zgjedhje te respëktojne afatet te kodit zgjedhor edhe për propozimin e kandidateve por nje gje eshte e sigurt ne vijojme punen normalisht, zgjedhjet do te zhvillohen në 30 Qershor kush tenton të bllokoje rrugën forca e ligjit do jetë e ashpër.” u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb