TIRANE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se zgjedhjet lokale do të bëhen më 30 qershor dhe këtë nuk e luan as topi. Sipas tij, mazhoranca nuk do t’i japë më mundësi Bashës dhe bandës së tij që të marrin peng vendin dhe të përdhosin Kushtetutën.

“Zgjedhjet do te mbahen ne 30 qershor dhe ky eshte nje fakt i padiskutueshem, njesoj i padiskutueshem si Dielli qe lind ne lindje dhe perendon ne perendim. Ne nuk do te lejojme Bashen dhe banden e tij te huliganeve te marrin peng vendin dhe te perdhosin Kushtetuten. Beteja jone eshte per demokracine dhe te ardhmen europiane. Zgjedhjet e 30 qershorit do te jene nje agim i ri per nje Shqiperi te cliruar nga dhuna dhe Lulzim Basha.

Më 29 maj, në orën 12:30 gjithë shqiptarët do të marrin lajmin e mirë nga Komisioni Evropian për të rekomanduar përfundimisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Përpjekja e fundit për të penguar këtë lajm të mirë do të bëhet më 25 maj nga huliganët”, ka thënë Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb