Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka denoncuar publikisht Mehmet Hasalamin, drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, që sipas tij, ka përfituar 4.6 miliardë lekë nga institucionet shtetërore.

Balliu shprehet se kreu i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Miniera dhe Industri është pronar me 100 përqind të kapitalit në subjektin Instituti ‘Dekliada Alb shpk’.

DEKLARATA E KORDINATORIT RAJONAL PËR TIRANËN, I PD, KLEVIS BALLIU:

Pas denoncimeve të shumta të Partisë Demokratike, të shpërfillura nga SPAK, për qokat e Veliajt për njerëzit e pushtetit, duke dhuruar tendera miliona euroshe deputeteve të partisë dhe drejtorëve të tij, drejtësia vazhdon të heshtë si fija e barit dhe e lejon këtë hajdut të vazhdojë vjedhjet.

Balliu2
Balliu2

Qoka korruptive e radhës me paratë e qytetareve i bëhet Mehmet Hasalamit, drejtori i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Miniera dhe Industri, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Balliu3
Balliu3

Hasalami është njëherësh Pronar, me 100 përqind të kapitalit, në subjektin Instituti ‘Dekliada Alb shpk’. Me këtë kompani ai, për periudhën 2019-2023 ka përfituar 4.6 miliard lekë nga institucione shtetërore. Po me këtë ent privat ai është projektues dhe hartues raportesh për 18 projekte infrastrukturore që lidhen me energjinë, si dhe koncesionar në 2 koncesione.

Balliu4
Balliu4

Erion Veliaj, konkurrenti më i madh i Edi Ramës në vjedhje. Sipas Open Data ka lidhur 41 kontrata publike, përfshirë edhe procesin e rindërtimit si dhe kontrata publike gjatë vitit 2024 me kompaninë e Hasalamit kundrejt vlerës 2.2 milion euro.

Balliu5
Balliu5

Në kushtet kur organet e drejtësisë nuk veprojnë, na lind detyra të gjithëve bashkë ne të çojmë ne koshin e plehrave pushtetarët e korruptuar si Erion Veliaj.

Ju ftojmë ditën e premte ora 11:00 në proteste kundër hajdutit më të madh nga Tirana në Bagdad, Erion Veliaj. Të protestojmë për të shpëtuar Tiranën nga kthetrat e hajdutërisë rilindase.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb