Shefi i Organizimit në PD Klevis Balliu, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se çështja Çyrbe është akuzë themelore për Edi Ramën dhe SPAK-un.
Balliu shprehet se fakti që provohet zgjedhja e Çyrbes dhe emërimi i tij deputet në vëndin e 3-të në qarkun e Durrësit siç e kishte kërkuar vrasësi, vendos në bankën e të akuzuarve kryetarin e PS, Edi Ramen dhe SPAK. “Kjo sepse Rama e emëroi duke iu bindur bandës”, shkruan Balliu.
“Çështja Çyrbe, akuzë themelore për Ramën dhe SPAK-un.
Fakti që provohet zgjedhja e Çyrbes dhe emërimi i tij deputet në vëndin e 3-të në qarkun e Durrësit siç e kishte kërkuar vrasësi, vendos në bankën e të akuzuarve kryetarin e PS, Edi Ramen dhe SPAK.
Kjo sepse Rama e emëroi duke ju bindur bandës.
SPAK e mbulon çështjen duke mos thirrur Ramën dhe duke e mbrojtur atë.
Kjo është provë e hekurt që qeveria qëndron mbi vota të vrasësve, thuhet në postimin e Balliut.
(Balkanweb)