Ish-deputeti i PD Klevis Balliu në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se vendimi i presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet është i drejtë dhe prej burri shteti.

Balliu thekson se kundërshtimi që PS i bën vendimit të Metës nuk është gjë tjetër, përpos se grusht shteti. Ai shtoi se ata që bëjnë grusht shteti nuk kanë tjetër vend, përpos se në burg. Klevis Balliu shtoi se vendimi i Metës ndihmon socialistët të rimarin partinë nga Rilindia.

“Në PS janë ca emra si Elisa Spiropali, Taulant Balla, që sigurisht ka njohje kriminale. Del Veliaj dhe thotë se duhet që të ikim nga politika e këtyre 30 vieteve. Ku të shkojmë? Të kthehemi prapë në diktaturë. E vetmja rrugë është largimi i Edi Ramës për të pasur një qeveri tranzitore. Zgjedhje më 30 qershor nuk ka, sepse nuk i ka dekretuar presidenti. Çdo tendencë për të kundërshtuar këtë vendim të presidentit, do të ishte grusht shteti e kjo do të thotë do shkonin në burg. Nëse kundërshtohet vendimi i presidentit do të kishim grusht shteti, në mënyrë absolute. Rama ka ndërtuar Rilindjen me krimin dhe ka spostuar socialistët e ndershëm. Vendimi i Metës ndihmon PS të rimarin partinë nga Rilindia”, tha Balliu.

Ish-deputeti Balliu u shpreh se PD dhe opozita sot nuk mban dot revoltën e qytetarëve ndaj Ramës dhe Rilindjes.

“Është shumë vështirë të mbash qytetarët në revoltën e tyre për të rrëzuar Edi Ramën dhe Rilindjen e tij kriminale. Vendimi i djeshëm i presidentit Meta i vuri fre një përplasje të mundshme civile. Ai vendim ishte prej shtetari dhe do të hyjë në histori. Mendoj se ishte një vendim shumë i mirë, pasi policia ishte përgatitur të provokojë.

Shqipëria dhe shqiptarët janë për në Europë, por ne kemi qeverinë si në Kabul. Me Edi Ramën nuk do të ketë zgjedhje. Nëse nuk më besoni mua, pyesni deputetët e PS, sepse ata kanë 13 vjet që nuk bëjnë zgjedhje partiake. Rama dhe banditët e tij kanë marrë peng Partinë Socialiste. Janë eliminuar socialistët e vërtetë. Partia Socialiste ka degraduar dhe degjeneruar. Rama ka vjedhur Partinë Socialiste. Duhet diskutuar sot për të shmangur një konflikt civil.

Në PS janë ca emra si Elisa Spiropali, Taulant Balla, që sigurisht ka njohje kriminale. Del Veliaj dhe thotë se duhet që të ikim nga politika e këtyre 30 vjetëve. Ku të shkojmë? Të kthehemi prapë në diktaturë. E vetmja rrugë është largimi i Edi Ramës për të pasur një qeveri tranzitore. Zgjedhje më 30 qershor nuk ka, sepse nuk i ka dekretuar presidenti. Çdo tendencë për të kundërshtuar këtë vendim të presidentit, do të ishte grusht shteti e kjo do të thotë do shkonin në burg. Nëse kundërshtohet vendimi i presidentit do të kishim grusht shteti, në mënyrë absolute. Por kjo nuk duhet të ndodhë. Ka ardhur koha që qytetarët të shkudnin këtë sistem, nga Avdylajt te Rama”, tha ndër të tjera Balliu.

Klevis Balliu theksoi se opozita do të protestojë deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti.

“Edi Rama ka kapur shtetin, ka kapur Prokurorinë. Prokuroria nuk merr të pandehur hajdutët, kur Erion Veliaj bën kulla, kurse lihen në burg Florenc Hoxha dhe të tjerë opozitarë thjesht pse protestojnë. Kjo është Prokuroria, që votuesit fut në burg dhe ata që vjedhin shpërblehen. por të jeni të Sigurt që Shqipëria do të fitojë, sepse Shqipëria është më e fortë sesa banda e Rilindjes. Protestat do të vazhdojnë deri në largimin e Ramës. E kanë në gjenetikë që nuk duan opozitë. Zgjedhje të lira janë kur nuk janë të vjedhura, siç bëhet këtu, ku del Niçja me kallash. Këta kanë vjedhur te Unaza, te rruga Milot – Balldren. Nuk mund të vazhdohet më kështu, që të vjedhë e grabisë Edi Rama. Mos harrojmë që kemi dosje sot, ku të përfshirë janë Edi Rama dhe Ulsi Manja. Rama duhet të largohet dhe ne do të vazhdojmë të protestojmë deri në largimin e tij”, nënvizoi Balliu.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb