Kordinatori rajonal i PD për Tiranën Klevis Balliu është ndalur sot në një takim me qytetarët e njësisë 14. Këta qytetarë sot nuk kanë as shkollë, as kopsht dhe as çerdhe për fëmijët e tyre.

Banorët shprehën shqetësimin e tyre tek zoti Balliu, se prej 12 vitesh ata janë mashtruar nga Erion Veliaj dhe qeveria. Ata deklaruan se paguajnë taksën për infrastrukturën arsimore, por nuk kanë arsimi. Një pjesë e qytetarëve shprehën dhe dëm ekonomik, pasi në mungesë të shkollës në zonën e tyre janë të detyruar t’i çojnë fëmijët në shkolla të njësive të tjera, dhe kjo kërkon një shpenzim prej 65,000 lekësh në muaj.

Balliu denoncoi vjedhjen e taksës për infrastrukturën arsimore dhe u garantoj qytetarëve se, me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, arsimi do të jetë një nga pikat më të rëndësishme të qeverisë së demokratëve.

Balliu: “Përshëndetje! Jemi sot në njësinë 14, ku jetojnë afërsisht 50,000 banorë që paguajnë taksën për infrastrukturën arsimore, por nuk kanë as kopshte, as çerdhe dhe as shkolla. Erion Veliaj dhe qeveria që ai përfaqëson kanë mashtruar qytetarët e kësaj zone në çdo palë zgjedhje, dhe edhe pas 12 vitesh nuk ka asnjë shkollë në këtë zonë. Arsyeja e mungesës së shkollave është vjedhja e taksave dhe e parave të qytetarëve. I garantoj qytetarët se Partia Demokratike, në qeveri, nuk do të lë pas asnjë njësitë pa shkolla, kopshte dhe çerdhe.”

Ju falenderoj për këtë denoncim!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb