Drejtuesi politik Klevis Balliu prezantoi në njësinë 10 tre kandidate për deputete të Aleancës për Shqipërinë Madhështore; pedagogen Lili Sula, eksperten e politikës së jashtme zonjën Edith Harxhi si edhe zonjushën Xhulja Xhekaj një politikane e re në betejën tonë të 11 Majit.
Gjatë fjalës së tij Balliu Balliu deklaroi se me kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, fitorja jo vetëm është e sigurtë por do të jetë një fitore e thellë në 11 Maj.
Përballë qytetarëve të kësaj njësie, Klevis Balliu deklaroi se Njësia 10 njihet për qytetarinë ndaj dhe ndihet i privilegjuar që është drejtues i kësaj dege.
Duke vlerësuar kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Balliu shtoi se kandidatët e opozitës janë personalitete të nderuar të Tiranës, ndërsa përballë tyre janë vendosur mumjet e së shkuarës, politikanë të korruptuar të cilët përfaqësojnë errësirën, ligësinë dhe harbutësinë.
Balliu theksoi se data 11 Maj është datë jetike për t’iu rikthyer parimeve dhe vlerave perëndimore si dhe zhvillimit ekonomik për të shkuar drejt Shqipërisë Madhështore.