Ish-deputeti i PD Klevis Balliu në një dalje publike për mediat deklaroi nga selia blu se Edi Rama po bën vjedhje galoponte te Unaza e Re.


Balliu shprehet se Rama nuk bën dialog me banorët, për shkak se e di se ka vjedhur. Ai thekson ndër të tjera se banorët e Astirit nëe e dërgojnë çështjen në Strasburg, e fitojnë.


“Edi Rama vazhdon që të vjedhë te Unaza e Re. Rama u kap në flagrancë duke vjedhur, pasi ka bllokuar hetimet në Prokurori, agjencitë në varësi të Ramës po e thellojnë vjedhjen. Firma Salillari është në kundërshtim me ligjin. Edi Rama ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin e koorporimeve.


Projekti është të bëhet sikur gjithçka ëhstë në rregull. Por Rama po vjedh paratë publike, duke bërë sikur ndërtojnë. DH Albania, kompania fantazmë që u shpall fituese e tenderit të parë ka marrë 40 milionë euro. Rama nuk do dialog, sepse e di se ka vjedhur. Banorët duan dialog. Mos detyroni banorët e Unazës së Re që të çojnë çështjen në Strasburg e ta fitojnë.”, tha Balliu.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb