Pas mesazhit të kryeministrit, Edi Rama në Twitter për studentët, ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu.  Ai kërkon nga kryeministri t’i plotësojë kushtet studentëve, ndërsa shton se ata do i plotësojnë vetë pas rrëzimit të tij.

Nga ana tjetër, deputeti demokrat e cilëson tentativën e Ramës për të kapur protestën si të  shëmtuar dhe të shpifur.

“Tentativa e Edi Ramës për të kapur protestën e studentëve është SHËMTUAR dhe e SHPIFUR.

O zotëri, njësoj si eterit e tu komunist nuk kapen dot studentët e dhjetorit 90, njësoj edhe ti s’do kapësh dot studentët e dhjetorit 2018.
Një rrugë ke:
Plotëso KUSHTET.
Ose i plotësojnë vetë ata pasi të të heqin ty nga zyra”, shkruan Balliu.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: