Shefi i Organizimit në PD-në e Rithemelimit Klevis Balliu, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 deklaroi se është skeptik ndaj SPAK.

Balliu theksoi se SPAK ka bërë akt tradhtie ndaj shtetit shqiptar. Sipas tij, SPAK nuk arreston drejtuesit e vërtetë të vjedhjeve, por “ushtarët” e tyre.

Klevis Balliu: SPAK ka kryer akt tradhtie shtetit shqiptar, sepse arreston drejtorët në Bashkinë e Tiranës dhe mban kryetarin e bashkisë. Drejtësia ndjek paratë dhe nuk janë konfiskuar paratë. Pronari i vërtetë i incenaratorëve është Rama e Veliaj. SPAK po mban në arrest Berishën, pa prova. Pse nuk është Veliaj në masë arresti, pse nuk është Edi Rama në masë arresti, pse nuk është në masë arresti Ilir Beqaj, pse nuk është Olta Xhaçka. Hajdutët e vegjël duhet të dalin dhe të hyj në burg hajduti i madh. Hajduti i madh është jashtë.

Perceptimi ndaj SPAK nuk do të thotë se është i saktë. Nëse është ky perceptim, besoj se qytetarët duan hajdutët në burg, por pyesni qytetarët që a e duan Veliajn në burg dhe besoj se e duan. Veliaj duhet të ishte në burg. SPAK nuk arreston ata që janë kapur me presh në dorë. Unë besoj se SPAK nuk do ta arrestojë Veliajn, sepse kur ai thoshte “koleg”, e kishte fjalë që ata të SPAK i kam nëpunës. Për ngritjen e Komisionit Hetimor Antikorrupsion, mund të them se të korruptuarit nuk mund ta luftojnë të korruptuarit. Kush do të vijë Olta Xhaçka në Komision, që të flasë për vjedhjet në Himarë. Flet për dinjitet një qeveri që ka kriminalizuar institucionet e shtetit.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: