Shefi i Organizimit në PD Klevis Balliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vazhdon që të vjedhë paratë publike.

Balliu iu ka bërë thirrje qytetarëve që nesër në orën 11:00 të protestojnë kundër korrupsionit përpara Bashkisë Tiranë.

“Shpresa e Erion Veliajt është, se qytetarët do lodhen së luftuari për drejtësi, së luftuari kundër korrupsinit masiv, dhe nuk do merren me të.

Por një gjë mund ta sigurojmë, qytetarët nuk e arrestojnë dot se s’janë policë, nuk janë as prokurorë e as gjyqtarë por janë opozitarë të vërtetë dhe deri ditën që këtu të vendoset drejtësi dhe Erion Veliaj njësoj si ushtarët e tij të marrë pergjigjen që meriton dhe jo përkëdheljet e kolegëve.

Qytetaret do te jene ne proteste.

Nesër në orën 11:00 të gjithë bashkë tek Bashkia Tiranë ,kundër korrupsionit të Erion Veliajt që vjedh paratë e qytetarëve për t’ja falur familjareve te vet”, shkruan Balliu.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb